12:27 / E Martë, 29 Qershor 2021 / B O

Pas videokonferencës, Rama, Vuçiç e Zaev me mesazh të përbashkët

Në kuadër të iniciativës së ashtuquajtur “minishengeni” rajonal, Kryeministri Rama, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbajtën një videokonferencë, ku në fund dolën me një mesazh të përbashkët.

Në këtë mesazh të përbashkët i bëhet thirrje edhe vendeve të tjera në rajon të nënshkruajnë marrëveshje të ngjashme.

“Ne i bëjmë thirrje dhe inkurajojmë kolegët tanë nga rajoni të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshje të ngjashme, në mënyrë që vizioni i një hapësire të përbashkët politike dhe ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor së shpejti, përmes tregut të vetëm, të bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të qytetarëve tanë”, thuhej në mesazhin e përbashkët sipas mediave serbe.