20:48 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas vrasjes së gazetarit saudit, ky shtet ia bën bllok Arabisë eksportet e pajisjeve ushtarake!

Qeveria norvegjeze njoftoi sot se ka bllokuar të gjitha licencat e eksportit të materialeve ushtarake në Arabinë Saudite për shkak të zhvillimeve të fundit në këtë shtet dhe të luftës në Jemen.

”Ne vendosëm që në situatën aktuale nuk do të jepen licenca të reja për eksportet në Arabinë Saudite të produkteve që lidhen me mbrojtjen apo pajisjeve me përdorim të dyfishtë që kanë një përdorim ushtarak”, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Eriksen Soreide në një deklaratë për shtyp.

”Vendimi u mor pas një rishikimi të përgjithshëm të zhvillimeve të fundit në Arabinë Saudite dhe në rajon, dhe situatën e paparashikueshme në Jemen”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, pa përmendur në mënyrë eksplicite vrasjen më 2 tetor të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.