22:56 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pas Vuçiqit, kosovarët i vërsulen Mogherinit: Ku janë të drejtat tona?!

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian në Kosovë, Federica Mogherini ka publikuar para disa ditësh një fotografi në profilin e saj në Facebook, ku ka shkruar për të drejtat e njeriut.

Mirëpo, disa deklarata të Mogherinit që ka dhënë kohëve të fundit karshi Kosovës, nuk i kanë pëlqyer qytetarëve të vendit, përcjell Indeksonline.

Mogherini ishte shprehur kundër taksës 100% që Kosova vendosi ndaj produkteve serbe si dhe nuk mbështeti formimin e Ushtrisë.

Në shenjë revolte, shumë qytetarë të Kosovës iu vërsulën asaj në këtë fotografi me komente nga më të ndryshme.

Ata pyesnin Mogherinin se ku janë të drejtat për qytetarët e Kosovës, koment ky i shkruar nga disa herë radhazi.

“HUMANRIGHTSPOWER. But where are human rights for #KOSOVO?”, ishte komenti më i shpeshtë nga qytetarët e Kosovës.

Ndër komentet e shumta ishte edhe ai i deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Kujtojmë se dje pas votimit në Kuvend për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, dhjetra qytetarë filluan të komentojnë në profilin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic në gjuhën angleze ‘Ushtria e Kosovës’. /Indeksonline/