17:19 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Pasagjerët të tmerruar shikojnë motorin e avionit tek sa shkatërrohet (Video)

Një avion pasagjerësh u detyrua të bënte një ulje emergjente të hënën pasi një nga motorët e tij shpërtheu vetëm gjysmë ore pas nisjes nga Bishkek në Kirgistan.

Videoja tronditëse tregon një nga katër motorët e avionit britanik RJ-85 që varen lirshëm pas shpërthimit.

Pas incidentit alarmues, piloti vendosi të kthehej në aeroportin ndërkombëtar Manas në kryeqytetin e Kirgistanit dhe me sukses u ul në avionin e dëmtuar. /Indeksonline/