19:46 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pasditja e shqiptarëve, edhe Admir Mehmedi e gjen golin përballë Islandës

Kombëtarja e Zvicrës e ka shënuar edhe golin e gjashtë përballë Islandës.

Në kuadër të Ligës së Kombeve, helvetikët janë duke e shkatërruar Islandën në St.Gallen.

Pas Albian Ajetit, edhe sulmuesit, Admir Mehmedi i ka takuar një gol sot, transmeton IndeksOnline.

As Mehmedi nuk startoi nga minuta e parë, megjithatë impakti i tij ishte i menjëhershëm pas inkuadrimit në pjesën e dytë.

Pas një topi të gjatë nga Granit Xhaka, Denis Zakaria asiston për Mehmedin, i cili shënon lehtësisht në portën e islandezëve.

Për më shumë, golin e Mehmedit mund ta shikoni në videon e mëposhtme./IndeksOnline/