22:07 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Ylli shqiptar nuk shkon vullnetarisht me Zvicrën në Botëror

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar javën e kaluar listën me 27 lojtarë, ndërsa katër prej tyre nuk do të marrin biletën për Rusi. Në mesin e 27 lojtarëve që janë me dyshime për biletën në Rusi, janë edhe dy shqiptarët, Admir Mehmedi e Albian Ajeti.

Por, shqiptari nga Maqedonia e ka liruar selektorin nga përgjegjësia. Mehmedi ka marrë vendim që vullnetarisht t’i thotë jo Botërorit.

“Është një vendim i kokës, jo i zemrës. Unë thjesht mendova se sa e vështirë do jetë për trajnerin që njërin nga ne ta largoi nga lista. Kjo është arsyeja e vendimit tim sepse Zvicrës i duhet një vendim më i shpejt që askush mos ta bllokojë përfaqësueses.

Kushdo që do jetë në vendin tim, jam i sigurt se do të përshtatet me skuadrës, do të jap shpirtin për fanelën që të kemi një Zvicër të fuqishme në Kupën e Botës” ka thënë Mehmedi./Indeksonline/