75 Mall Live Search
11:53 / E Diele, 23 Korrik 2023 / Gj. Sh

Pasi anuluan ndeshjen ndaj Juventusit, Barcelona del me njoftim për ndeshjen kundër Arsenalit

Disa futbollistë të Barcelonë janë helmuar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kjo ka bërë që të anulohej ndeshja ndaj Juventusit e planifikuar për ditën e shtunë.

Lajmin e kishte bërë të ditur vet klubi katalanas përmes një komunikate në faqen zyrtare, shkruan Indeksonline.

Në ndërkohë Barcelona pritet të luaj kundër Arsenalit, të mërkurën në stadiumin “SoFi” në Los Angeles.

Klubi ka njoftuar tifozët të marrin pjesë në atë ndeshje pasi klubet janë në kontakte dhe besojnë se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.

“FC Barcelona dëshiron të inkurajojë tifozët e saj që të marrin pjesë dhe të shijojnë ndeshjen që do të luajmë këtë të mërkurë kundër Arsenalit në stadiumin SoFi në Los Angeles. Të dyja skuadrat janë në kontakt të ngushtë dhe ne të dy kemi besimin maksimal që loja jonë do të vazhdojë siç është planifikuar.”, thuhet në njoftimin e tyre./IndeksOnline/