19:55 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / C E

Anulohet miqësorja ndaj Juventusit, helmohen lojtarët e Barcelonës

Ndeshja e Barcelonës kundër Juventusit, e planifikuar për të shtunën (sonte) në stadiumin Levi’s në Kaliforni është anuluar.

Njoftimi erdhi pikërisht nga klubi katalanas, që publikoi lajmin në rrjete e tyre sociale.

Në komunikatën e tyre bëhet e ditur se ky anulim i ndeshjes miqësore vije shkaku që disa lojtarë të tyre janë të helmuar.

“FC Barcelona njofton se ndeshja kundër Juventus FC e planifikuar për sot, më 22 korrik në ora 19:30 në Levi’s Stadium, në kuadër të Soccer Champions Tour, është anuluar”.

Një pjesë e konsiderueshme e skuadrës së blaugranës ka një gastroenterit viral”, thuhet në njoftimin e tyre.