12:42 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Pasi blihet nga Sheiku, tifozët e Newcastle kërkojnë Messin

Newcastle do të bartët në pronësi të sheikut nga Abhu Dhabi, Sheikh Khaled bin Zayed Al Nehayan.

Klubi i Premierligës do t’i kushtoj sheikut, kushëririt të pronarit të Manchester Cityt 379 milionë euro.

Por tifozët e Newcastle janë të nxituar dhe menjëherë kërkojnë të bëjnë blerje të madhe, shkruan Indeksonline.

Ata kërkojnë të transferojnë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

“Është duke ndodhur, prezantoheni Messin!”, ka shkruar një tifoz i Newcastles në Twitter; “E dija, një marrëveshje e tillë do të ndodhte herët apo vonë, duke mos e bërë të madhe në media. Gjërat po ndodhin më herët se sa që pritej”, ka shkruar një tjetër tifoz.

Kujtojmë se vlera aktuale e Messit në transfermarket sillet rreth 200 milionë euro. /IndeksOnline/