21:08 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasi debaklit nga Kosova, Shqipëria garanton miqësoren e dytë

Kombëtarja kuqezi luan miqësoren e dytë brenda pak ditësh.
Pas shumë dyshimeve, më në fund konfirmohet që Shqipëria dhe Ukraina do të luajnë mes vete në stadiumin e Evian, aty ku ishte paraparë edhe më herët të zhvillohej kjo ndeshje.
Ishte trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ai i cili kishte kërkuar që kjo ndeshje të luhej diku tjetër, mirëpo pasi policia zvicerane kishte refuzuar të merrte përsipër garantimin e sigurisë në stadiumin e Gjenevës, ukrainasit pranuan që të luajnë në Francë.

Ndeshja do të luhet të dielën me fillim nga ora 16:00. Kombëtarja e Shqipërisë kërkon të marrë një rezultat pozitiv nga ky takim, për ta harruar humbjen 3:0 nga Kosova.