75 Mall Live Search
18:42 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / L A

Pasi dështoi me Alissonin, Juventusi hedh sytë te një tjetër yll i Premierligës

Juventusi po kërkon një portier të ri.

Pas formës së dobët të Di Gregorios, “Zonja e Vjetër” po synon një gardian të ri të portës që mund të jetë ndikues në formën e tyre.

Ata fillimisht kërkuan portierin brazilian, Alisson Becker por që Liverpooli refuzoi çdo ofertë për të pasi që e shohin si pjesë të rëndësishme të formacionit.

Tashmë Juve ka hedhur sytë te një tjetër portier yll i Premierligës, siç është Emiliano Martinez i Aston Villës.

Bisedimet kanë filluar të pyesin për çmimin dhe detajet e kontratës, pagën e lartë, me Juventusin që është e etur të eksplorojë një transferim.

“Dibu”, tani ka fokusin me Argjentinën ku do të synojnë të mbrojnë titullin e kampionit të Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanadë./IndeksOnline/