11:54 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pasi dështoi t’i sigurojë votat për deputet, këngëtari i kthehet xhirimeve për Vitin e Ri

Këngëtari shqiptar Fahrush Azemi kandidoi në zgjedhjet e 6 tetorit për deputet, nga radhët e PDK-së.

Ai nuk arriti të marrë më shumë se 4238 vote, duke mos siguruar ulëse në kuvend për legjislaturën e ardhshme, shkruan Indeksonline.

Këngëtari i është kthyer ‘zanatit’ të vjetër, duke marrë pjesë në xhirimet për vitin e ri.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.  

Kujtojmë që ai është krijues i shumë këngëve që u pritën mirë nga publiku. /Indeksonline/