Pasi e humbi La Ligën, Barcelona e humb edhe një lojtar
Klubit të Barcelonës nuk po i ndalen lajmet e këqija.
Pas fitores së Real Madridit mbrëmë, Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq, transmeton Indeksonline.
Klubi katalunas e konfirmoi se Samuel Umtiti është duke vuajtur nga disa dhimbje në gjunj dhe nuk dihet sa do të mungojë.
Umtiti që disa vjet është duke vuajtur nga lëndimet e shumta./Indeksonline/