13:31 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasi e nderoi, Boban thotë disa fjalë për Vokrrin

Legjenda kroate e futbollit, Zvonimir Boban ka e ka vlerësuar tejet lartë Fadil Vokrrin.
Pas homazheve ai tha se Vokrri ka qenë njeri i madh.

“Erdha për ta ngushëlluar familjen e Vokrrit për këtë humbje të madhe me vdekjen e tij. Normalisht që sjellë ngushëllime nga Ceferin. Ka qenë legjendë e futbollit. Më rrallë jam takuar viteve të fundit, por ka qenë njeri i madh. Shpresoj se do të takohemi në një botë tjetër, për të luajtur futboll”, tha Boban në SS.

Ndryshe homazhet për Vokrrin po vazhdojnë. /IndeksOnline/