23:07 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pasi e prezantuan së bashku “Këngën Magjike”, Adrola ka dy fjalë për Arditin

Këtë vit në edicionin e 21-të të festivalit “Kënga Magjike”, përkrah moderatorit Ardit Gjebrea, e pamë edhe modelen e njohur Adrola Dushi.

Për 3 netë, Adrola përjetoi emocionet e drejtimit të një spektakli të përmasave të mëdha si “Kënga Magjike”, shkruan Indeksonline.

Modelja ka arritur që me sukses të menaxhonte situatat në skenë, gjatë drejtimit të emisionit dhe ajo ka zgjedhur ta falënderoj publikisht Arditin.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka shkruar: “Mirënjohje pafund për kujdesin dhe dashamirësinë që ke treguar ndaj meje. Faleminderit që më dhe mundësinë të jem pjesë e magjisë tënde!”. /Indeksonline/