75 Mall Live Search
12:41 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Pasi e “qethi” Barcelonën, ylli i La Ligas qethet në Kosovë

Enis Bardhi po e viziton Kosovën pas përfundimit të sezonit në La Liga. Futbollisti që ka shpërthyer në debutimin e tij në La Liga me skuadrën e Levantes është parë në disa qyteteve në Kosovë.

Bardhi ishte në stadiumin e Drenasit për të parë ndeshjen e barazhit në mes të Ferizajit e Vëllaznimit. Poashtu, Bardhi po shihet edhe në qytete të tjera si Kaçanik e Han i Elezit.

Së fundi ai ka vendosur të ndryshoi frizurën e tij në Kosovë, vetëm pak ditë pasi u bë hit botëror duke e “qethur” Barcelonën me skuadrën e Levantes.

Bardhi shënoi dy gola spektakolar në atë përballje duke ia prishur rekordin historik që synonte ta thyente skuadra e Barcelonës për të përfunduar tërë sezonin pa asnjë humbje./Indeksonline/

 

Temat: