14:41 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Pasi e zyrtarizoi Eriksenin, Napoli ia merr një futbollist Interit

Interi ka bërë dy pazare të shpejta gjatë ditës së sotme. Pasi zyrtarizoi blerjen e Eriksenit, skuadra e Contes ka njoftuar largimin e Politanos.

Napoli e ka bërë zyrtare blerjen e mesfushorit italian. Politano është paraqitur me presidentin De Laurentis, duke dhënë nënshkrimin final.

Politano pritej të kalonte te Roma këtë afat kalimtar, por që në momentet e fundit kishte dështuar ky transferim./Indeksonline/