16:14 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pasi fituan Kupën e Libertadores, Flamengo i dërgon “selam” Liverpoolit

Mbrëmë Flamengo fitoi Kupën e Libertadorës (Ligën e Kampionëve të Amerikës Latine) pasi mposhtën 2-1 River Platen.

Tifozët e skuadrës braziliane i dërguan mesazhe Liverpoolit që do të ndeshen në dhjetor në Kupën e Botës për klube.

Ata ja kanë kujtuar anglezëve kur i kishin mposhtur 3-0 në vitin 1981 po në këtë kompeticion.

Tani mbetet të shihet nëse Flamengo do të mund ta përballoj skuadrën e Jurgen Klopp nëse takohen në Katar gjatë muajit dhjetor. /IndeksOnline/