23:17 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pasi Hashim Thaçi nuk e mori në varkë, Ganimete Musliu e ngushëllon Sami Lushtakun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vizitoi ditën e djeshme veriun e Kosovës. Madje Thaçi ka lundruar edhe në Liqenin e Ujmanit.

Është pikërisht ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i cili është shprehur pak xheloz që Thaçi nuk e mori atë me vete përgjatë vizitës.

Lushtaku madje ka thënë se Thaçi e gjente ku ishte e ku nuk ishte Lushtakun gjatë luftës por që tani ka harruar ta thërrasë, transmeton Indeksonline.

E për ta ngushëlluar Lushtakun ka qenë aty deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete  Musliu.

Musliu vendosi që të komentojë në postimin e bërë nga Lushtaku duke shkruar se Lushtaku edhe kur xhelozon, nuk e mohon se preisidenti edhe në vitet e 90-ta ka qenë në aksione.

“Gjeneral ti edhe kur xhelozon, nuk e mohon që Presidenti edhe ne vitet e 90-ta ka qenë në aksione?! Me #Presidentin dhe #Gjeneralin!”, ka komentuar Musliu./Indeksonline/