23:22 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Pasi humbi “Topin e Artë”, Ronaldo pëson tjetër disfatë

Në mbrëmjen e ceremonisë “Gran Gala të Futbollit”, Quagliarella ka dënuar Cristiano Ronaldon me një tjetër disfatë brënda natës, pasi më parë në Paris, rivali i tij historik, Lionel Messi hipotekoi trofeun e gjashtë të “Topit të Artë”.

Në ceremoninë premiuese të futbollit Italian, veterani ende aktiv, Fabio Quagliarella, sulmuesi i Sampdorias ka fituar garën për golin më të bukur në Seria A, falë atij realizimi me thembër në ndeshjen ndaj ish-ekipit të tij, Napoli, duke mposhtur rivalitetin e portugezit të Juventus, CR7.