10:08 / E Martë, 19 Tetor 2021 / A. M.

Pasi humbi zgjedhjet në Kaçanik, Jakupi i LDK-së: I jap fund aktivitetit politik!

Njëri prej kandidatëve më kreativ në komunën e Kaçanikut, Shkelqim Jakupi nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për kryetar.

Ai dhe partia e tij, LDK-ja, doli e treta, duke mos arritur të sigurojë balotazhin.

Kësisoj, Jakupi është treguar “fer”, duke pushuar aktivitetet politike në Degën e LDK-së në Kaçanik.

Postimi i plotë:

Pëshëndetje Kaçanikas,

Faleminderit secilit prej jush që na mundësuat ta bëjmë një fushatë dinjitoze dhe të qetë. Faleminderit shoqëri e bashkëpunëtor, votues të LDK-së për besimin tuaj.

Uroj të gjithë kandidatët dhe partitë për rezultatet e treguara, duke dëshiruar që edhe ballotazhi të shkoj mbarë e mirë. Bëj thirrje qytetare të hiqni dorë nga shantazhet dhe propagandat denigruese eventuale ndaj njëri-tjetrit dhe zhvilloni fushatë korrekte.

Ne, përkundër rritjes dhe kthimit të LDK-së në ‘nivelin e vet’ n’Kaçanik, nuk arritëm të hym në ballotazh. Për çka vlerësojmë vendimin e qytetarëve Kaçanikas, duke shpresuar më të mirën për qytetarët dhe komunën tonë.

Personalisht, i jap fund aktivitetit politik, duke dëshiruar më të mirat për LDK-në gjithmonë.

Me dashni,

Shkelqimi

May be an image of 1 person and standing