12:15 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Pasi i mbijetoi sulmit në zemër, Casillas pritet të marrë një lajm të hidhur!

Iker Casillas e ka fituar dje betejën më të vështirë në jetë. Portieri spanjoll i ka mbijetuar një sulmi në zemër.

Zemra e tij e sfidoi atë, por ndihma mjekësore mbërriti në kohë dhe bëri që të kalohet më e keqja.

Burime brenda skuadrës portugeze bëjnë të ditur se spanjolli nuk mund të luaj më futboll.

Mosha e tij dhe komplikimet që mund t’i shfaqen në të ardhmen do të bëjnë që Casillas të pensionohet nga futbolli pa e menduar fare.

37 vjeçari kishte kontratë më Porton deri në vitin 2020./Indeksonline/