16:46 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Pasi iu pezullua kundërshtari, Joshua tregon se çfarë do të ndodh tani

Kampioni i trefishtë i Botës në pesha të rënda, Edie Hearn do të duhet të zgjedh një kundërshtar për duelin e 1 qershorit, pasi Jarrell Miller është pezulluar pasi ka dalë pozitiv me substanca të ndaluar.

Ai do të bëjë debutimin e tij në SHBA, në Madison Square Garden në New York vetëm se tash duhet të gjejë një kundërshtar tjetër.

Boksieri britanik nuk ndihet i shqetësuar duke thënë se brenda tri ditësh do të mësoj kundërshtarin.

“Këto gjëra ndodhin në sport, prandaj unë nuk shqetësohem për këto, por unë i thashë (promotorit Eddie Hearn) se kushdo që të jetë (kundërshtari i ri), unë jam i gatshëm”.

“Ai (Hearn) po zhvillon bisedime. Shpresoj që në 48 apo 72 orët në vazhdim të kemi diçka të re. Dueli i 1 qershorit në MSG do të ndodhë”, ka thënë Joshua.

Joshua do të mbroj titujt e WBA, WBO dhe IBF derisa pas kësaj do të synoj të bëhet kampion i padiskutueshëm duke kërkuar titullin e WBC që e mban Doentay Wilder. /IndeksOnline/