21:21 / E Diele, 10 Janar 2021 / C E

Pasi ja mori tri pikë, Milani afër t’ia rrëmbej edhe një futbollist Torinos

Milani mbrëmë ka mposhtur Torinon me rezultat 2-0 në ndeshjen e Serie A derisa në mesjavë të dy skuadrat do të luajnë përsëri në Kupë.

Pasi i mori tri pikë në San Siro, rosonerët janë gati t’ia marrin edhe një lojtar skuadrës së Gianpaolos.

Sipas Sky Sport Italia, Milani po mbyll një marrëveshje për huazim me të drejtë blerje të Soualiho Meite.

Mesfushori ka qenë duke u vëzhguar nga kuqezinjtë dhe këtë muaj mund të vesh fanellën e Milanit. /IndeksOnline/