10:50 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Pasi Liverpuli doli në shitje, paraqitet blerësi i parë serioz, ai është multimilarder

Fenway Sports Group (FSG) ka nxjerrë në shitje Liverpoolin disa ditë më parë.

Tashmë për Liverpoolin janë ofruar disa blerës serioz dhe nga mediat britanike dallohet multimilarderi indian, Mukesh Ambani.

Ambani besohet të ketë pasuri në vlerë prej 90 miliardë dollarësh. Ai nga revista “Forbes” renditet si personi i 8’të më i pasur në botë.

FSG po kërkon 5 miliardë euro për ta shitur klubin.