17:57 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Pasi shënoi në Kupën e Botës, Kosovare Asllani se harron Kosovën

Kosovare Asllani shënoi golin e vetëm për Suedinë në ndeshjen kundër Kilit në ndeshjen e fazës së grupeve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Francë.

Këtë sukses ia ka uruar ish-futbollistja e Gjermanisë, Fatmire Alushi duke ia bashkëngjitur simbolet kombëtare.

Kosovarja ka shpërndarë postimin e Fatmirës duke ia bashkëngjitur fjalën “Gjithmonë” së bashku me shqiponjën me duar.

Ndeshjen e radhës Suedia e zhvillon të dielën ku për kundërshtar do të ketë Tailandën. /IndeksOnline/