22:27 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Pasi shkoi në Kinë, Fellaini merr një vendim befasues

Pas gjashtë vitesh te Manchester United, Marouane Fellaini u transferua në Kinë te skuadra e Shandong Luneng.

Një muaj pasi u largua në lindjen e largët, 31 vjeçari ka bërë të ditur se është pensionuar nga kombëtarja e Belgjikës.

Futbollisti shtatlartë debutoi me Kombëtaren belge në vitin 2007, ku që atëherë ka zhvilluar 87 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola. /IndeksOnline/