23:50 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Pasi u anulua Eurovisioni flet Arilena Ara: Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti

Arilena Ara është këngëtarja që ka ngadhënjyer në garën se kush do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision.

Por pasi u bë e ditur se Eurovizioni 2020 do të shtyhet, këngëtarja ka diçka për të thënë për të gjithë.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i saj i parë nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram, video pranë të cilës ka thënë se më e rëndësishmja është shëndeti.

Këto janë disa sekonda të prera nga një muaj intensiv në Los Angeles, ndërsa punonim për “Fall from the Sky”. Nuk mund të përshkruaj sa krenare, mirënjohëse dhe e lumtur jam për çdo moment, jo vetëm unë, por për secilin prej nesh që futi diçka në këtë këngë. Gjithë përkushtimin, pasionin, dashurinë dhe emocionin që vendosëm në të. Ky është përkufizimi im i lumturisë! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj! Ju bëni çdo përpjekje me vlerë! P.S Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti juaj. Ju lutemi, qëndroni në shtëpi! Qëndroni të sigurt. Ju dërgoj gjithë dashurinë time. Zoti e bekoftë secilën prej jush”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që Arilena pritej që ta përfaqësonte Shqipërinë me këngën “Fall From The Sky”. /Indeksonline/