09:10 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pasi u dënua në Suedi, reperi A$AP Rocky rikthehet me një mision, në Stokholm

Reperi i njohur A$AP Rocky tha se koha e kaluar prapa hekurave në Suedi është pikërisht arsyeja pse ai po kthehet në atë vend.

Por ai është duke shkuar atje me mision për të ndihmuar të burgosurit dhe emigrantët që takoi atje, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se ishte shumë i vetëdijshëm për ndihmën që iu bë atij, duke qenë i famshëm, teksa shumë të burgosur rreth tij ishin kalbur në burg për 10 muaj ose më shumë para se të shihnin një gjykatës.

Reperi është në një mision për ta ndryshuar këtë gjendje.  A$AP-i ka thënë se ai po dhuron të ardhura nga koncerti i tij i 11 dhjetorit në Stokholm për të drejtat e emigrantëve të quajtur FARR.

Siç është raportuar për herë të parë … Rocky u mbajt në kushte çnjerëzore ndërsa prokurorët vendosën nëse do ta akuzojnë atë për sulm të rëndë që kishte nga një përleshje në rrugë. /Indeksonline/