16:15 / E Premte, 23 Tetor 2020 / A. M.

Pasi vdiqën 20 e 21 vjeçari dhe u vra 19 vjeçari në Gjilan, TORCIDA: Nata e mbrëmshme ishte tragjike për ne

Tifo grupi i parë në trojet shqiptare, Torcida 1984, përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, natën e 22 tetorit e ka cilësuar si natë tragjike për Mitrovicën dhe Gjilanin.

Torcida, theksoi se si tifo grup, kanë humbur njëri  nga anëtarët e tyre, e poashtu edhe tifo grupi Skifterat, kanë humbur një anëtarë të tyre, i cili u therr pabesisht gjatë natës së mbrëmshme.

Torcida, shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave nga Mitrovica dhe Gjilani.

Postimi i plotë:

Për TORCIDËN dhe Skifterat e Gjilanit nata e mbrëmshme ishte tragjike, të parët humbën antarin e tyre Adnanin në një aksident tagjik në Zhabar,ndërsa në Gjilan Engjëlli pabesisht u therr me thikë,

Ngushllime familjeve,qofshin të xhenetit

#TORCIDA1984MITROVICË