19:19 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Pasi vendosi të largohet nga Bayerni, Muller po shkon te skuadra e Premierligës

Thomas Muller mund të përfundoj në Premierligë gjatë afatit kalimtar të janarit derisa i po e konsideron largimin nga Bayern Munchen.

Sulmuesi gjerman ka qenë pjesë e Bayernit për 11 vjet, duke ndihmuar gjigantët gjerman të fitojnë tetë tituj të Bundesligës, pesë triumfe në Kupë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013.

Por pas ardhjes së Philippe Coutinhos, Muller nuk po mund më të gjejë hapësira në formacion, shkruan Indeksonline.

Kontrata e tanishme përfundon ën vitin 2021 dhe mbetet të shihet se çfarë çmimi do të kërkojë Bayerni për të.

Manchester United është skuadra që po e kërkon Mullerin dhe mund të filloj bisedimet me skuadrën dhe agjentin e futbollistit.

Djajtë e Kuq ishin të interesuar për të edhe në vitin 2014-15, kur Louis van Gaal ishte i gatshëm të paguaj 80 milionë euro, ofertë kjo që u refuzua nga bavarezët.

Arsenali ka qenë gjithashtu admirues afatgjatë i sulmuesit, i cili ka shënuar 38 gola në 100 paraqitje për ekipin e parë të Gjermanisë.

Dhe Bild raporton gjithashtu se trajneri i Liverpool , Jurgen Klopp ishte i prirur të nënshkruante me Muller në vitin 2017, por Bayerni nuk pranoi të dëgjonte ofertat në atë kohë.

Me United veçanërisht të prirur për të forcuar radhët e tyre sulmuese pas një fillimi të mjerueshëm të sezonit, ata mund të kthehen për një ofertë të re kur afati kalimtar të rihapet në fillim të vitit të ardhshëm.

Kovac kohët e fundit sugjeroi që Muller nuk është më një fillestar i garantuar dhe tha: “Kur të ketë nevojë, ai do të marrë minutat e tij”. /IndeksOnline/