08:49 / E Premte, 24 Shkurt 2023 / B O

Paska “dallavere” edhe në Gjermani, e dëshmon kjo postiere gjermane

Punonjësja e postës Marion R., 63 vjeçe, prej vitesh ruan letra dhe paketa që duhej t’i dërgonte në adresa të ndryshme në banesën e saj. Siç tha ajo, puna e saj u bë shumë e vështirë.

Policia hyri në banesën e saj në lagjen Hohenschönhausen të Berlinit dhe gjeti mijëra letra dhe pako.

“Të martën e datës 21 shkurt, policia ka hyrë në banesën e 63-vjeçares Marion R. dhe ka nxjerrë të gjitha pakot dhe letrat”, tha policia.

Postierja ka pësuar një aksident në punë në vitin 2017 dhe 2019. Ajo lëndoi gjunjët dhe nuk mund të punonte më, dhe siç tha, donte të mbante vendin e punës.

Ajo nuk i tha punëdhënësit se sa e vështirë ishte puna e saj. Tashmë policia po heton. Rishikimi i të gjitha letrave dhe paketave, tha një zëdhënës i policisë, mund të zgjasë disa ditë.

Gruaja tani mund të presë disa padi, përfshirë shkeljen e ligjit për fshehtësinë e letrave dhe telekomunikacionit, raporton revista Fenix.