23:48 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasojat e shpërthimit të Vullkanit në Guatemala (Foto)

Shpërthimi i Vullkanit “Fuego”, në Guatemala ka marrë shumë jetë njerëzish.

BBC ka sjellë pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore në fotografi.

Vullkani “Fuego”, që gjendet afro 40 km në jug-perëndim të kryeqytetit të Guatemalës, shpërtheu më 3 qershor, duke vrarë të paktën 75 njerëz me 192 të zhdukur ende.

Shërbimet e emergjencës po punojnë për të gjetur të mbijetuarit pasi një re e vrullshme e mbeturinave goditi El Rodeo dhe qytete të tjera në shpatet e vullkanit.

Puna u ndërpre të martën, kur një shpërthim i ri dërgoi gazin e nxehtë dhe shkëmbin e shkrirë që zbriste në anën jugore.