11:56 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020

Pasuria e nënkryetarit të AAK-së, Ahmet Isufi

Pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka deklaruar edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Isufi është pronar i tri banesave, në vlerë 75 mijë euro, 39 mijë dhe 35 mijë euro.

Në pronësi të tij ai ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 80 mijë euro, si dhe tokë në vlerë gati 140 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Ahmeti posedon një veturë të tipit “BMW” X5, në vlerë 12 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare ai i ka deklaruar vetëm 320 euro.

Kurse detyrime financiare ai ka ndaj një institucioni financiar dhe një personi fizik.

“Në vitin 2018 kam marrë kredinë prej 10.000 eurosh në Raiffaisen Bank dhe kam marrë huazim 25.000 E nga Q.I për blerjen e banesës në Durrës. Të gjitha procedurat janë zhvilluar përmes noterit dhe transferimi i mjeteve përmes Raiffaisen Bankës.”, ka sqaruar midis tjerash ai. /IndeksOnline/

Mos i humb