14:47 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / B O

Pati pritje fantastike, portieri i Arabisë Saudite zgjedhet Lojtari i Ndeshjës

Argjentina ka dështuar të fitojë ndeshjen e parë debutuese të tyre në këtë Kupë Bote përballë Arabisë Saudite, ku ndeshja përfundoi me rezultatin 1-2.

Skuadra e Scalonit e nisi mirë ku në minutën e 2-të rrezikoi me Messin, por portieri kundërshtar ndali gjithçka. Në minutën e 10-të ishte Messi i cili mori përsipër një penallti të akorduar nga VAR dhe lojtari i PSG-së e realizon në gol.

Para se të mbaronte pjesa e parë, Argjentina shënoi edhe tri herë por VAR dhe gjyqtari anësor akorduan pozicione të parregullta.

Pjesa e dytë ishte e Arabisë Saudite, pasi në minutën e 48-të ata barazojnë shifrat me anë të Al Shehri.

Pak minuta më vonë ndodh mrekullia, ku në të 53-të Al Daësari lëshon një predhë nga distanca duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 1-2.

Argjentina ka tentuar pothuajse në të gjithë lojën të shënojë, por fati nuk ka qenë me ata këtë ndeshje të parë.

Lojtari i Ndeshjës në këtë takim u zgjodh portieri i Arabisë Saudite, Mohammad Alowais, i cili pati disa pritje të jashtëzakonshme. /IndeksOnline/