16:03 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Patriot Behrami nuk kalon nënkampionin Olimpik, por dëshmoi se ka të ardhme

Boksieri ynë, Patriot Behrami, nuk ka arritur të kalojë edhe pengesën Lorenzo Sotomayor, nënkampionin Olimpik Rio 2016 dhe kampion i tanishëm nga Lojërat Evropiane Baku 2015.

Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të kundërshtarit të tij. 19-vjeçari dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit kosovar.

Arritja në 8 boksierët më të mirë nga 32 pjesëmarrës në Lojërat Evropiane Minsk 2019, është sukses i madh për boksierin tonë, të cilit i dëshirojmë fat dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare.