22:51 / E Martë, 11 Maj 2021 / AR

Patrisi mungoi në festën për zbulimin e gjinisë së foshnjës së Tunës

Para pak ditësh, Tuna u bë nënë sërish.

Ajo solli në jetë djalin e dytë i cili quhet Zen.

Sot, artistja publikoi videon në Instagram nga festa e zbulimit të gjinisë që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar.

Ajo që ra në sy ishte mosprezenca e Patrisit.

Në video, Tuna shihet me djalin e madh Tianin dhe shoqërinë por jo edhe me Patrisin për të cilin u tha se i ndau rrugët më të tash e disa muaj.

Nuk dihet ende se si në të vërtetë është marrëdhënia e tyre.