13:55 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Paul Pogba e dëshiroi rikthimin në Juventus, por..

Mediat në Itali shkruajnë se Paul Pogba dëshiroi rikthimin në Juventus, por Manchester Unitedi nuk e konsideroi asnjëherë shitjen e tij.

”Zonja e Vjetër” ka qenë e lidhur me fituesin e Kupës së Botës këtë verë, vetëm dy vite pasi ai u largua nga klubi italian.

Sipas calciomercato.com, interesimi nga Juventusi ishte i vërtetë dhe se Pogba do të ishte i lumtur me një rikthim eventual në Itali.

Raportet e tij me Jose Mourinhon janë të këqija, dhe ai ka luajtur futbollin më të mirë në karrierën e tij me Juventusin, transmeton IndeksOnline.

Image result for pogba

Megjithatë, ”Djajtë e Kuq” e bën të qartë se nuk kishte gjasa për shitjen e Pogbas këtë verë, dhe se as nuk janë konsideruar ofertat.

Juventusi kishte shpenzuar tashmë 100 milionë euro këtë verë për transferimin e Cristiano Ronaldos, por klubi do të duhej ta shiste Paulo Dybalan apo Miralem Pjanic për ta blerë Pogban.

Gazeta në fjalë beson se Pogba nuk ka të ardhme afat-gjate në Mançester, dhe se një rikthim i tij në Itali mund të konkretizohet në verën e ardhshme.

Përveç Juventusit, edhe Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara për shërbimet e francezit./IndeksOnline/

Image result for pogba