11:49 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / B O

Pavarësisht eliminimit, futbollistët e Japonisë priten si heronjë në vendlindje

Aeroporti i Naritës është kthyer në një vend feste.

Lojtarët e Japonisë, pas një rrugëtimi të suksesshëm në Kupën e Botës, janë mirëpritur në shtëpi si heronj.

Sapo kanë zbarkuar në vendin e tyre, lojtarët e Japonisë janë gjendur mes një turme të madhe tifozësh vendas të cilët në sytë e tyre kishte një krenari dhe lumturi. Ata janë duartrokitur dhe janë bërë nderime para se të takonin kryeministrin Fumio Kishida.

Ata u eliminuan nga Kroacia me anë të penalltive, por arritja në atë fazë të Kupës së Botës ishte nje moment historik.