14:04 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Pavarësisht rrezikut të përhapjes së koronavirusit, qytetarët e Ferizajit nuk iu ndahen shesheve

Në 94 ka arritur numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Që nga data 13 mars numri kur edhe u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Kosovë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është shëruar.

Por pavarësisht gjithë rrezikut të përhapjes së këtij virusi, qytetarët e Ferizajt nuk po i ndalon asgjë që të dalin shesheve të qytetit.

Në një fotografi të dërguar në redaksi të Indeksonline shihet qartë se shumë qytetarë zgjodhën të mos respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në vend, por të dalin të rrezikojnë veten, familjen e gjithë shoqërinë.

Duhet përkujtuar që Qeveria e Kosovës ndërmori një sërë masash në mënyrë që të bëhet parandalimi i këtij virusi me pasoja sa më të vogla./Indeksonline/