75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / S Z

PDK-ja ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jashtë vendit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit NR. 01/3438-2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), më 26.11.2025.

Në ankesë PDK-ja pretendon se vendimi i KQZ-së cenon Ligjin nr. 08/L-228 për zgjedhjet e përgjithshme, duke zgjeruar në mënyrë të paautorizuar konceptin e qendrave të votimit jashtë vendit, përfshirë hapësira private dhe klube pa status diplomatik.

Kjo parti thekson gjithashtu se kjo qasje bie ndesh me standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike dhe konsullore.

PDK-ja paralajmëron se zgjedhja e hapësirave të paautorizuara rrezikon sigurinë juridike dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke pamundësuar mbikëqyrjen objektive nga KQZ-ja.

Partia Demokratike kërkon që PZAP të anulojë vendimin e KQZ-së dhe të garantojë që votimi jashtë vendit të zhvillohet vetëm në hapësira zyrtare dhe të autorizuara diplomatike.