20:50 / E Diele, 25 Tetor 2020 / Blerim

PDK demanton lajmin se po bëhen gati për koalicion: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë!

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosvës, Avni Bytyçi, ka demantuar lajmin se

se partia pjesë e së cilës është ai, po bëhet gati të hy në koalicion qeverisës.

Sipas tij, PDK asnjëherë deri më tani s’e ka shqyrtuar e as trajtuar këtë temë.

Ky është reagimi i plotë i Bytyçit:

Lajmi nga syri.net se PDK po bëhet gati të hyjë në Koalicionin qeverisës, është plotësisht i pavërtetë.

Për një kohë të gjatë, disa media dhe analistë po e mashtrojnë opinion se kinse ka një marrëveshje për hyrjen e PDK-së në Qeveri. Janë përmendur emra e konfiguracione politike. Por, të gjitha këto, janë të pavërteta.

Partia Demokratike e Kosovës deri më tani asnjëherë nuk e ka shqyrtuar e as trajtuar këtë temë.

PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të qëndrojë si e tillë!