10:29 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

PDK dhe LVV tubim elektoral në të njëjtin qytet

Partia Demokratike e Kosovës sot ka vetëm një tubim elektoral dhe ai është në qytetin e Lipjanit.nga ora 16:30.

Tubimi do të mbahet në palestrën “Better Life”, shkruan Indeksonline.

Po ashtu sot, vetëm gjysmë ore më vonë, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan, Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin elektoral në këtë qytet.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2017, koalicioni PAN ku bënte pjesë edhe PDK, kishte arritur të fitonte 7975 vota, që në përqindje i bie 32.46%. Kurse LVV kishte marrë 5760 vota, apo 23.45%.

PDK në të kaluarën kishte udhëhequr me këtë komunë./Indeksonline/