15:16 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

PDK ende nuk ka marr ftesë nga VV për pjesëmarrje në tryezën e përbashkët

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka deklaruar se i kanë dërguar ftesat tek partitë politike, për pjesëmarrje në tryezën e përbashkët politike të organizuar nga partia e tij.

Por, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se këto ftesa ende nuk kanë arritur në adresën e të gjitha partive.

Sipas këtij burimi, ftesa e Vetëvendosje për mbajtjen e tryezës së përbashkët politike nuk ka arritur ende në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“PDK ende nuk ka marr asnjë ftesë”, thotë ky burim.

Ndryshe, duhet cekur se tryeza e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje e titulluar “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”, pritet të mbahet ditën e premte./Indeksonline/

VV ua dërgon ftesat partive politike për tryezën e së premtes