14:40 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli me ftesë të veçantë për LDK-në dhe VV-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por ka ftuar Levizjen Vetëvendosje që ta ndalojë rrënimin e shtetit, ndërsa LDK-ja nuk do të diskutohet të martën për ndarjen e Kosovës, në të kundërtën qëndrimi i PDK-së do të jetë që LDK të distancohet nga nënshkrimi për Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Veseli gjatë një tryeze diskutimi të mbajtur sot në qytetin e Mitrovicës, duke komentuar kërkesën e opozitës për seancën e cila do të martohet, ka thënë se prej kur është në krye të Kuvendit të Kosovës, nuk ka parë kërkesë më tragjike dhe më manipuluese.

“Nuk i frikësohemi dialogut me Serbinë dhe si Serbinë, do të dalim faqabardh në këtë dialog. Lëvizja Vetëvendosje duhet të ndalojë rrënimin e shtetit tonë me mohimin që po bën shtet, me manipulime dhe kauza për bashkim kombëtar se nuk arrihet bashkimi kombëtar duke shuar shtetin e Kosovës. Kisha ftuar LDK të distancohet nga ato nënshkrime, të mos falsiroj të martën për ndarje ndëryshe, nuk do ta hapë avazin e VV, nëse martesa nuk lëviz nga ato qëndrime, qëndrimi i parë i PDK-së, do të jetë që LDK të hapin i cili është faktik për Kosovën, që është në dëm nacional, është që të distancohet nga ka nënshkruar për asociacionin me kompetenca ekzekutive. Ky është rreziku i parë nacional që ka në Kosovë aktualisht “, ka thënë ai.

Më tej, kreu i PDK-së ka ironizuar me partitë e opozitës, që sipas tij, kanë luajtur me kartën populiste duke dalë kundër dialogut, duke u përpjekur të nxjerrin përfitime elektorale, gjë që nuk është logjika e PDK-së.

Sipas tij, partia që ai drejton ka pasur barrën e rëndë të udhëheqjes së proceseve të vështira të negociimit me një vend që për një shekull i ka shkaktuar fatkeqësi popullit shqiptar.

“Jemi takuar edhe me të tillë që, jo ndoshta, por vërtet kanë promovuar politikën shfarosëse ndaj popullit tonë. Por, në asnjë nga këto takime në të cilat kemi marrë pjesë, siç ka ndodhur dhe nuk jemi ulur pa pjesëmarrje, pa kërkesë dhe pa aprovimin e SHBA dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian “, ka theksuar Veseli.