75 Mall Live Search
19:19 / E Enjte, 26 Mars 2026 / B XH

PDK i quan të pavërteta pretendimet se i është ofruar posti i presidentit

Partia Demokratike e Kosovës ka reguar në lidhje me raportimet e fundit se kësaj partie i është ofruar posti i Presidentit.

PDK i quan të pavërteta dhe spekulative këto pretendime, raporton IndeksOnline.

Sot, Partia Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit Parlamentar, ku u vendos që në ditët në vijim të thirret Këshilli Drejtues për të diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

I bëjmë thirrje mediave që të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare dhe të verifikuara.

PDK mbetet e hapur për bashkëpunim dhe e gatshme të ofrojë informata të sakta dhe në kohë për çdo çështje me interes publik.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!