15:19 / E Martë, 25 Janar 2022 / k.v

PDK kërkon nga Qeveria që të rishikojë masat anti-COVID: Janë të dëmshme

Partia Demokratike e Kosovës i konsideron të dëmshme dhe joprofesionale masat e fundit anti-COVID të Qeverisë Kurti.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, përmes një konference për medie kërkoi nga ekzekutivi t’i rishikojë masat, sidomos në raport me gastronominë dhe kërkesën për vaksinë të tretë për të hyrë në Kosovë.