75 Mall Live Search
20:09 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / MSH

PDK në Finlandë themelon Këshillin për organizim të kuvendit të partisë

Partia Demokratike e Kosovës ka themeluar Këshillin për Organizim të Kuvendit për degën e saj në Finlandë.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i kësaj partie, Elmi Reçica.

“Me një organizim shumë domethënës për Partinë Demokratike të Kosovës në Finlandë, u themelua Këshilli për Organizimin e Kuvendit. Ky këshill prej 24 anëtarësh, do të kryesohet nga Dren Koci, i cili u zgjodh kryetar” shkroi Reçica në facebook.

Ai shtoi se një hap i tillë shënon angazhim të fortë për përmirësimin dhe organizimin e aktiviteteve të PDK-së në Finlandë.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Themelohet Këshilli për Organizimin e Kuvendit të PDK-së për Finlandë.

Me një organizim shumë domethënës për Partinë Demokratike të Kosovës në Finlandë, u themelua Këshilli për Organizimin e Kuvendit. Ky këshill prej 24 anëtarësh, do të kryesohet nga Dren Koci, i cili u zgjodh kryetar.

Një hap i tillë shënon një angazhim të fortë për përmirësimin dhe organizimin e aktiviteteve të PDK-së në këtë vend, duke ndihmuar në ndërtimin e një prezence të fortë dhe të koordinuar me mërgatën tonë në Finlandë.