12:15 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

PDK në Klinë e quan spontan takimin në kohë zgjedhjesh mes Thaçit dhe Bashotës

Shtabi Zgjedhir i Degës së PDK-së në Klinë e ka parë të nevojshme që të sqarojë takimin e kryetarit aktual të Klinës, Sokol Bashota me presidentin Hashim Thaçi në kohën e fushatës zgjedhore.

Sipas kësaj dege të PDK-së takimi me presidentin ishte spontan dhe se sipas tyre nuk ka të bëjë e fushatën elektorale, raporton AktivPress.

Lexoni më poshtë sqarimin e plotë të PDK-së në Klinë:

Sqarim nga Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Klinë rreth takimit Bashota-Thaçi

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Klinë, sqaron opinionin publik, se takimi i presidentit të Kosovës me kryetarin e Klinës Sokol Bashota, ka qenë i pa planifikuar dhe spontan dhe se nuk ka lidhje me fushatën elektorale. Ka qenë një takim mes miqve dhe bashkëluftëtarëve. Asgjë nuk identifikohet me fushate elektorale. Takimi i Bashotës me presidentin Thaçi ka qenë publik dhe është bërë në njërën nga kafiteritë e qytetit të Klinës pa u fshehur nga askush.  Madje në takim me Thaçin dhe Bashotën ka pasur edhe anëtare të partive tjera politike siç është rasti i Shpend Terdevës së LDK-së.

Shtabi Zgjedhor- dega e PDK-së, Klinë