15:06 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

PDK në Mitrovicë: AKR-ja shpif nga paniku i humbjes

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka përgënjeshtruar lajmin e lansuar nga Agim Bahtiri se “se në shkollën “Ismail Qemali” është zënë një grua me dy fletëvotime të vulosura, ku njëra ishte për PDK-në dhe tjetra e zbrazët”.

Përmes një komunikate për media, PDK thotë se kjo është një shpifje e radhës e AKR-së, duke qenë se ata e kanë kuptuar humbjen prandaj janë në panik.

“Kjo është një shpifje e radhës e AKR-së dhe Agim Bahtirit në Mitrovicë, duke qenë se ata e kanë kuptuar humbjen prandaj janë në panik. Ne i ftojmë organet përkatëse që të marrin masa ndaj shpifësve, të cilët janë duke u përpjekur që të prishin procesin zgjedhor që po zhvillohet në Mitrovicë”, kanë thënë ata në reagim.